TË FUNDIT

Kurti: Filmi ‘Të gjithë e thërrasin Rexho’, dramë e fortë sociale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka njoftuar se një natë më parë në Prishtinë kanë parë filmin “Të gjithë e thërrasin Rexho”, filmin e parë të gjatë të Ibër Dearit, regjisorit të ri nga Kumanova, me skenar të tij dhe Artin Selmanit, e me lojën e bukur të mjeshtërve Afrim Muçaj e Adriana Matoshi.

Kurti në rrjete sociale ka shkruar se pas çdo telefonate është një “Po” e Rexhos për këdo që ka nevojë e i duhet ndihma. Prandaj: “Të gjithë e thërrasin Rexho”-n, në fshatin aq imagjinar saqë është tepër real në Sllupkovë të Maqedonisë së Veriut.

“Një punëtor i paepur mban familjen si ustah për gjithçka, në mes të migrimit dërrmues, krimit mafioz dhe të absurdit rrethanor. Ironia komike arrin thellësi kulturore e përmasa të reja. Kujdes: do të mund të qeshni kur duhet të qani e, madje, edhe anasjelltas, të qani kur duhet të qeshni. Dramë e fortë sociale që ia vlen fort ta shikoni”, ka shkruar Kurti në INSTAGRAM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *