Kastrati: SHBA nuk do të tërheq trupat Amerikane të KFOR-it nga Kosova
Gjenerali në pension, Kadri Kastrati, tha se SHBA-ja nuk pritet që t’i heq trupat Amerikan të KFOR-it nga Kosovës. Sipas tij, Kosova vazhdon të jetë interes gjeopolitik për SHBA-në që kanë të bëjnë me mos lejimin e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
‘’ Kjo është vetëm një supozim se do të hiqen trupat Amerikane sepse presidenti apo administrata Trump nuk ka thënë se nuk do ti largoj të gjithë trupat, por do ta reduktoj numrin e forcave Amerikane në Evropë. Duke pasur parasysh që Ballkani Perëndimor është në vijë me interesat gjeopolitike të SHBA-së dhe qëllimi i tyre është që Rusia të mos dominoj në këtë pjesë të Evropës, kështu që Bonsteel dhe Kosova do të jenë edhe më tutje interes i SHBA-së dhe nuk do ti tërheqin trupat nga Kosova”, tha Kastrati për RTV21.