TË FUNDIT

Ambasadori gjerman në Kosovë: Rohde thotë se Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.
Rohde përmes këtij shkrimi tutje është shprehur se Serbia ka kërkuar vota për Listën Serbe.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke kërkuar vota për Listën Serbe”.

“Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi pa asnjë prove”, shkroi Rohde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *