TË FUNDIT

Bislimi thotë se Kosova u përball me kërcënime të sigurisë, përmend KQZ-në

Kosova është përballur me kërcënime të sigurisë në procesin zgjedhor. Kështu ka thënë sot zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, në një deklarim për media para takimit në Varshavë në nivel të ministrave për çështje evropiane, organizuar nga Presidenca e Polonisë e Këshillit të BE-së.

Gjatë këtij deklarimi, Bislimi tha se ka pasur një frekuencë shumë të sofistikuar dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme.

“Ne patëm zgjedhje në Kosovë javën e kaluar dhe e përjetuam drejtpërdrejt këtë formë të kërcënimeve të sigurisë, për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe një frekuencë shumë të sofistikuar dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme, shumë të sofistikuar për sa i përket çështjeve dhe kohës së përzgjedhur”, ka thënë Bislimi.

Ai deklaroi se kërcënimet e tilla janë e përbashkëta e vendeve të BE-së, teksa theksoi se bashkëpunimi është përgjigja e duhur ndaj kërcënimeve të sigurisë.

“Vendet tona mund të ndryshojnë në frekuencën dhe intensitetin e këtyre kërcënimeve, por ne kemi të gjithë të përbashkët praninë e tyre dhe prandaj është zgjedhja e duhur që të gjithë së bashku të diskutojmë përgjigjen e mundshme ndaj këtyre kërcënimeve të sigurisë”, ka theksuar Bislimi.

Temë diskutimi e tryezës në Varshavë do të jenë kërcënimet e sulmeve hibride ndaj procesit të zgjerimit të BE-së dhe përballimi në mënyrë të përbashkët i sfidave që paraqiten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *