TË FUNDIT

Bislimi në takim me Finon: Rrugëtimi drejt BE-së, proces i rëndësishëm për shtetet tona

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, i cili po qëndron në Varshavë, është takuar me zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, gjersa bashkërisht shënuan dhe 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi nisi me një takim bilateral me zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, të cilin e falënderoi zëvendësministren Megi Fino për urimet e saj të përzemërta në këtë ditë të veçantë.

“Në takim u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit e mbështetjes së ndërsjellë mes dy shteteve tona. U veçua rrugëtimi drejt integrimit evropian, si një proces i rëndësishëm për shtetet tona dhe për rajonin”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *