TË FUNDIT

Paralajmërimi për koalicion e madh: Ja çfarë do të tentojë Vetëvendosje

Pavarësisht se ende nuk i kemi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, sipas analistit politik, Faton Mehmeti, është e qartë se Vetëvendosje pa një partner të koalicionit nuk mund ta bëjë Qeverinë.

“Ende nuk dihet se sa deputetë do t’i ketë VV kur të numërohen votat me kusht dhe ato të diasporës, në këtë kuptim është pak e vështirë të dihet. Por ajo që është e sigurt është se VV pa koalicion nuk e bën sot qeverinë”, thotë Mehmeti.

Ai shprehet se LDK shihet si alternativa më e mirë për Vetëvendosjen.

Fillimisht VV do të tentojë të krijon qeverinë veç me minoritet jo serbe dhe me Nenat Rashiq, nëse nuk e arrin as me këta numrin e nevojshëm do të tentojë një koalicion të madh”.

“LDK shihet si alternativa më e besuar dhe e sigurte e VV, pasi edhe elektorati VV mbi 50% është rugovist. Në këtë kuptim këtë alternativë do e shikojë Albini. Po flitet edhe për skenarin tjetër minoritete jo serbe dhe Fatmir Limaj me dy deputet që flitet se do i ketë, këtë variant nuk e mbështesin as anëtarët e VV edhe pse si hipotezë nuk mund të hidhet poshtë”, shpjegon Faton Mehmeti.

Pavarësisht spekulimeve, Mehmeti thotë se një koalicion stabil mund të jetë vetëm ai ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Derisa, si opsion më i mirë do të ishte VV-LDK dhe minoritete jo serbe çka do garantonte edhe zgjedhjen e presidentit të vendit vitin tjetër dhe mandati të shkoj deri në fund. Edhe LDK i leverdisë një opsion i tillë, pasi do të ketë mundësi që më ministra të suksesshëm të rrit prestigjin tek qytetarët”, përfundon analisti Faton Mehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *