LËVIZJA VETËVENDOSJE-Shtime: Ekspertët e trenit bullgar akuzojne VETËVENDOSJEN për atë gjë
Ka reaguar LVV Shtime pas shpifjeve te fundit qe u plasuan ne opinion ne lidhje me trenin bullgar te vjedhjes se votave. Permes postimit ne fb shprehen keshtu:
“Vullneti i popullit është i pathyeshëm dhe i pakthyeshëm
As thirrjet e dëshpëruara të humbësve, as përpjekjet për ta zbehur realitetin e qartë të fitores së madhe të 9 shkurtit, nuk mund ta ndalin forcën e vërtetë të popullit. Kur qytetarët vendosin me votë, asgjë nuk mund ta përmbysë vendimin e tyre.
Në vend që të jenë të sinqertë e korrektë me besimin e qytetarëve, në vend që të dalin dhe ta pranojnë verdiktin e popullit duke e uruar fitoren e shumicës, opozita e sotme po fundoset gjithnjë e më shumë. Refuzimi që po merr nga qytetarët është pasojë e së kaluarës së saj të hidhur dhe vazhdimit të mentalitetit të bllokimit, mohimit dhe pengimit të punëve të mira. Megjithatë, nuk po arrijnë ta kuptojnë mesazhin. Prandaj, do të përjetojnë edhe më shumë humbje të tilla.
Në vend të reflektimit, ata zgjedhin të shpikin teori për t’i mbuluar humbjet e tyre. Por qytetarët nuk harrojnë. Janë pikërisht këta ekspertët e famshëm të trenit bullgar, të cilëve Lëvizja VETËVENDOSJE! ua ndaloi vjedhjen nga viti 2010. Dhe tani, në mungesë të besimit nga populli, mundohen ta akuzojnë VV-në për elemente që vetë i njohin më së miri—sepse janë ata që i kanë kultivuar dhe zbatuar për dekada me radhë. Por jo më asnjëherë: S’mundet askush ta deformojë përcaktimin e qytetarëve!”