Kryeministri Kurti shpërndanë fotografi nga takimet e shumta nga Mynihu (FOTO)
Kryeministri Kurti ka shperndare postim nga takimet e fundmit qe ka mbajtur ne Mynih. Mes tjerash shprehet keshtu:
“Tre ditë takime, biseda, shkëmbime e vrojtime në edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Siguria ishte kryefjala, madje edhe kur nuk përmendej.
Me Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzen theksuam gatishmërinë e përfshirjes së Kosovës në nisma globale të udhëhequra e të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir diskutuam për përfitimet e dyanshme nga Marrëveshja për Tregti të Lirë e Kosovës me shtetet anëtare të EFTA-s, të cilën e nënshkruam në janar.
Me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan folëm për marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunimin e afërt, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.
Me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić shqyrtuam mundësi të reja të partneritetit në mbrojtje dhe veçanërisht bashkëpunim në fushën e industrisë ushtarake.
Ndërkaq në takim me ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies veçuam rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja direkte nga Gjermania krahas marrëdhënieve të forta bilaterale në siguri e mbrojtje.
Bashkëbisedime patëm edhe me emisarin e ri të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, Kryetaren e Grupit të Miqësisë Kosovë-Finlandë në parlamentin finlandez, Tytti Tuppurainen dhe Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, Ted Deutch. E ndërmjet takimeve, patëm edhe më shumë diskutime e shkëmbime me liderë të tjerë e miq të shumtë në hollet e Hotelit Bayerischer Hof, në darkën e shtruar nga Kancelaria e shtetit të Bavarisë, drekën e shtruar për Ukrainën, tryezën e diskutimit për taktikat hibride ruse në Evropë e drekën e punës të organizuar nga Këshilli Atlantik”