TË FUNDIT

Ministri kroat: Kosova është çelësi i sigurisë, prania e trupave amerikane tepër e rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan, Anushiq, ka takuar zv.ndihmëssekretarin amerikan për Mbrojtjen e Politikave Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, e me të cilin ka folur edhe për Kosovën.

Anushiq ka thënë se prania e trupave amerikane në KFOR është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se Kosova është çelësi i sigurisë për Evropën juglindore.

“Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën juglindore është Kosova dhe se prania amerikane në KFOR është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë Anushiq në takimin që u mbajt në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Anushiq gjatë të shtunës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *