Si paralajmëronte Guri i LDK-së fitoren: Albin qelsat e zyrës i len në Boho, shkojmë i marrim të hënën me Abdixhikun kryeministër
Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve të djeshme në Kosovë.
E nga këto rezultatet të deritanishme padyshim se rezultatin më të papritur e pati Lidhja Demokratike e Kosovës, nga të cilët pati një bindje të fortë të fitores.
Përpos që nuk doli e para, LDK-ja në fakt po renditet si partia e tretë ashtu sic ishte edhe në zgjedhjet e vitit 2021.
Por një deklarim mjaftë i sigurtë për fitore ishte bërë nga kandidati i LDK-së për deputet Paris Guri.
Guri pas tubimit që patën në Prishtinë pati deklaruar se populli ka vendos për Lumir Abdixhikun kryeministër.
Ai madje kishte paralajmëruar Kurtin dhe qeverinë në detyrë që çelësat e zyrës t’i lë në një lokal afër qeverisë, transmeton lajmi.net.
“Albin qelsat e zyres i len në Boho sot, të hanen shkojmë i marrim se populli paska vendosë për Lumir Abdixhikun kryeministër ❤️Ju kom thone qe skeni parë gjë akoma 🫶”.