POLITIKATË FUNDIT

Arlind Qori para protestës së paralajmëruar:Ata duan heshtje, ne duam demokraci!

Lideri i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të lejojnë shtypjen e zërit të lirë. “Ata duan heshtje, ne duam demokraci,” deklaroi ai, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe përpjekje për të shtypur opozitën. Protesta pritet të mbahet nesër në qendër të Tiranës.

Postimi i plotë:

“Arroganca e qeverisë dhe mbrojtja e hapur e korrupsionit nga Edi Rama kanë revoltuar edhe më shumë qytetarët! Aktivistët e Lëvizjes BASHKË vazhdojnë shpërndarjen e njoftimit për protestën e sotme, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe fundi i pandëshkueshmërisë për të korruptuarit!

Sot, ora 18:00, para Kryeministrisë!

Ata duan heshtje, ne duam demokraci!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *