TË FUNDIT

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj pëson debakël nga Vetëvendosje në vendlindjen e tij, përfundon i treti pas LDK-së

Tashmë kur janë numëruar votat e rregullta për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në ëeb faqen e KQZ janë publikuar të dhëna të sakta për çdo qendër votimi.

Në komunën e Prizrenit po prinë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me rezultat 40.89 % ndërsa në vendin e dytë është PDK-ja me 22.85%, në të tretin LDK me 10.87% dhe AAK-NISMA me 5.2 %.

Por edhe pse kjo komunë udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës me kryetar Shaqir Totaj kjo nuk ka reflektuar tek votuesit, madje në fshatin Gjonaj të Hasit i cili është vendlindja e kryetarit të Prizrenit, Totaj ka pësuar një debakël duke u renditur në vendin e tretë.
Sipas të dhënave të KQZ në fshatin Gjonaj ka fituar bindshëm VV-ja me 49.79% e pasura nga LDK me 23.52% të votave ndërsa në vendin e tretë është PDK-ja me 21.73% të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *