E mira dhe e keqja më e madhe e Kosovës është Albin Kurti
Shkruan Visar Ademi
E mira me e madhe por në të njejtën kohë edhe keqja më e madhe e Kosovës është Albin Kurti.
Pse është më e mira? Sepse Albini, sipas meje, është sot poltikani më i mençur ( i lexuar), i artikuluar dhe patriot i rallë i hapësirës shqiptare (patriotizmi nuk është në modë te ne). Në qoftë se këtu shton edhe luftën me korupcionin që shqiptarët e kanë te shpërndarë si kolera atëherë permasa e tij njerëzore bëhet hyjnore. Ka një diferencë të madhe në mendimet dhe modelin e veprimit ndërmjet tij dhe të tjerëve. Po ashtu, diferenca me pjesën tjetër të partisë (përjashto z. Konjufcën) është e frikshme dhe që të bën të pyeseëh çfarë do ndodh me VV pas Albinit.
Por në të njejtën kohë e keqja me e madhe e Kosovës është vetë Albini. I vetëdijshëm “për madhështinë” e tij ka bë që EGOja e tij të rritet në nivele të frikshme. Përkëdhelja dhe epitetet që ka marrë gjithandej ku shkel e ka bërë që të mendoj se megjithatë Kosova “është tepër e ngushtë dhe e vogël” për madhështinë e mendjes së tij. Prandaj kërkon nga hapësira tjetër shqiptare të njohin gjenialitetin dhe ta pranojmë si KM e vet qoftë vetëm edhe de facto. Egoja e tij ka bërë që të krijoj konflikte njëherë mbrenda partisë (katarsisë të shumta) pastaj edhe mbrenda kombit (Rama, Aliu dhe opozita në Kosovë) por me e frikshme eshte ajo me PERËNDIMIN, thua se udhëheq me një shtet shumë të madh, të zhvilluar ekonomikisht, e i fortë ushtarakisht dhe i qendrueshëm politikisht.