TË FUNDIT

Niset uragani “Diaspora”; qindra mërgimtarë “fluturojnë” nga cepat e Zvicrës për t’i dhënë krah Kryeministrit Kurti

Kur kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë nga dita e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë tashmë janë kanë filluar të nisen avionët e parë nga diaspora të mbushur me mërgimtar.

Sot në orët e mëngjesit janë parë qindra mërgimtarë të cilët në mënyrë të organizuar janë nisur nga diaspora nga aeroporti i Gjenevës në Zvicër.

Në fotot e shpërndara nëpër rrjete sociale shihen simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje të veshur me fanella të shtypura me fotografinë e kryeministrit Kurti.

Mërgata e Kosovës është një bastion i fuqishëm i Lëvizjes Vetëvendosje ku në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të kaluara përkrahja ndaj kryeministrit Kurti tek votat me postë arriti 78 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *