TË FUNDIT

Kurti merr përkrahje në “Kodrën e Trimave”, thotë se 30 anëtarë të LDK-së kaluan në VV

Mbrëmë, pas tubimit madhështor në lagjen “Kodra e Trimave”, ku u mblodhën qindra qytetarë për kryeministrin Albin Kurti, në një nga zonat më të njohura të Prishtinës, tubimi u shoqërua edhe me një takim të rëndësishëm që kryeministri mbajti atje

Rreth 30 anëtarë të “Kodrës së Trimave” nga LDK-ja, mbrëmë kaluan në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ky kalim tregon për besimin e rritur të qytetarëve në politikat e qeverisë Kurti dhe mbështetjes që ata i premtuan kryeministrit edhe për një mandat të ri.

Kryeministri Kurti u shpreh i bindur se angazhimi i tij dhe i qeverisë për një zhvillim të qëndrueshëm e të ardhme më të mirë për qytetarët është mëse i mundur, e për këtë nevojitet dalje masive e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

30 anëtarëve të rinj, kryeministri Kurti u uroi mirëseardhje në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe i falënderoi për mikpritjen e përzemërt që iu bë në këtë lagje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *