TË FUNDIT

Kurti merr mbështetje nga deputeti i Parlamentit Evropian, Nemec

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka marr mbështetje nga deputeti i Parlamentit Evropian, njëherësh nënkryetar i Partisë Social Demokrate të Sllovenisë, Matjaž Nemec.

Në mesazhin që ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se sot, më tepër së kurrë, Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për udhëheqësi që prioritizon stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin, dhe që ka përvojën e duhur për t’i trajtuar sfidat me mençuri dhe vendosmëri.

“Vitet e kaluara kanë dëshmuar që Vetëvendosje është një forcë për ndryshim të vërtetë. Me një përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane, dhe natyrisht me vendosmërinë për të ndjekur rrugën evropiane për një shoqëri më të drejtë dhe demokratike, kjo qeveri ka treguar që transformimi është i mundshëm”, thuhet ndër të tjera aty.

Me afrimin e zgjedhjeve, ka thënë Nemec, është thelbësore të ketë proces gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent.

“Dhe kurrë mos harroni që secila votë numërohet. Besoj fuqishëm që e ardhmja e shtetit tuaj varet nga një qeveri që mirëmban lidhje të forta ndërkombëtare, në veçanti me Bashkimin Evropian, për t’u siguruar që Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit, zhvillimit dhe njohjes globale”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se zgjedhja është e qartë. “Nëse dëshironi një Kosovë të sigurt, të fortë dhe pro-evropiane, duhet ta mbështesim udhëheqësinë që prodhon rezultate konkrete. Ne duhet t’i mbështesim ata që janë dëshmuar të aftë të qeverisin me guxim. Për Kosovën, mbështetni Vetëvendosjen”, thuhet në mesazhin e Nemec, për Vetëvendosjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *