TË FUNDIT

Bushati: Lobisti dhe pazarxhiu i autokratëve ndërhyn sërish në fushatën elektorale në Kosovë

Gazetari dhe Analisti, Andi Bushati ka komentuar deklaratën e Grenellit kundër kryeministrit Kurti.

“Pasi kontribuoi njehere per rrezimin e nje qeverie te ligjshme ne Kosove, nje lobist dhe pazarxhi autokratesh, si Grenell, nderhyn serish ne fushaten elektorale. Kur degjon ate kupton me mire se ç’do miku i tij ne Beograd.”, ka shkruar Bushati.

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale deklaroi sot se, Kurti nuk ishte i besueshëm për administratën Trump dhe Biden.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *