Zgjedhjet e reja, Ramabaja paralajmëron fitoren e LVV-së dhe Kurtit: Ja pse serbët po ‘shqetësohen’ nga kjo gjë!
Profesori Sadri Ramabaja në një prononcim për “Bota sot” foli në lidhje ne zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat pritet të mbahen javën tjetër, me saktësisht me 9 shkurt.
Si fillim, ai komentoi fushatën po e zhvillojnë partitë poliitke, ku tha se qytetarët po dëshmojnë maturim politik.
“Dita e zgjedhjeve, 9 shkurti 2025, tashmë është në prag. Fushata po vazhdon me ritëm edhe më të shtuar. Qytetarët po dëshmojnë maturim politik në ngritje. Demokracia funksionale po verifikohet se në Kosovë tashmë është etabluar plotësisht. Ky ndoshta do të jetë shenjuesi më sinjifikativ i këtyre zgjedhjeve”.
ImageProfesori Sadri RamabajaFoto galeri
Krahas kësaj, Ramabaja foli për bastionet e partive politike, ku tha se thyerja e tyre po bëhet në këto zgjedje dhe këtë e cilësoi si gjë të mirë.
Po ashtu, përmendi edhe disa anketa që janë realizuar nga institucionet e huaja, e të cilat paralajmërojnë fitoren e LVV-së.
“Në shikim të parë, duket se thyerja e bastioneve do të bëhet realitet pikërisht në këto zgjedhje. Dhe ky fakt është i mirë për shëndetin politik të Republikës.
Në këtë kuadër, humbësit më të mëdhenj do të jenë forcat politike të njohura për bastionet e tyre, para së gjithash PDK-ja dhe AAK-ja.
Anketat që kanë zhvilluar së fundmi institucione të huaja [qoftë VALICON në Sllovei, apo politpro.eu], duke përfshi edhe institute kredibile vendore, paralajmërojnë fitore plebishitare të VV-së”, nënvizoi porfesori.
Ndër të tjera, ai theksoi edhe faktin se si serëbt po i frikësohen fitores së LVV-së dhe Kurtit.
Megjithatë, tha se fitorja e paralajmëruar është një sinjal i mirë për kombin tonë.
“Kjo fitore, nuk e fshehin zyrtarët serbe, po e shqetëson Beogradin.
Millovan Drecun, ish kryetar i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, ndërkohë kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, njëkohësisht edhet zyrtar i lartë i Partisë Progresive Serbe [e Aleksander Vučiq-it], sot në programin e mëngjesit të Televizionit Publik RTS1, deklaroi:
“Shpresuam se Albin Kurti do t’i humbe zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë dhe Metohi, por sipas informacioneve që po na vinë nga tereni dhe anketat që po zhvillohen atje, Kurti edhe këto zgjedhje do t’i fitoje me mbi 50 % dhe kjo aspak nuk është e mirë për Serbinë”.
Sidoqoftë, kjo fitore e paralajmëruar është shenjuesi më i mirë i prosperimit të garantuar të Kosovës dhe me këtë edhe i kombit tonë”, përfundoi Sadri Ramabaja.