Pas 25 vitesh: Bekim Jashari për mbylljen e zyrës paralele të Serbisë në Skenderaj
Në një postim të fundit që ka ngjallur shumë reagime, Bekim Hamëz Jashari – një nga figurat më të spikatura të Kosovës dhe anëtar i familjes heroike të Jasharëve – ka folur hapur për sfidat e Kosovës dhe veprimet që duhet ndërmarrë për të forcuar sovranitetin e vendit. Edhe pse pa e përmendur me emër, mesazhi i tij duket se fokusohet te mbyllja e zyrës paralele serbe në Skenderaj, një akt që ka ndodhur vetëm pas 25 vitesh nga çlirimi i Kosovës dhe 17 vitesh shtetësi. Jashari e sheh këtë si një hap të domosdoshëm për të luftuar ndikimin e Serbisë brenda vendit.
Postimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:
Deri kur kështu?
25 vite pas çlirimit të vendit,
17 vite shtet.
Dëgjoj lloj-lloj deklarimesh, lajme e akuza:
“Veriun e vendit”
Aksionet e policisë i quajnë dhunë, presion, fashizëm, deri te krahasimi me Millosheviqin.
“Institucionet paralele”
S’ka marrë leje, ska urdhër të Prokurorit.
S’kemi prova a janë duke kryer vepra penale.
Për çfarë? Për të luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë.
Nuk kam fjalë për t’u shprehur.
Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?
Gjergj Fishta kishte thënë nga mllefi,
njëjt si unë sot:
“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”
Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës!
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së