Kurti: Amerika nuk i don keqpërdoruesit
Kurti: Amerika nuk i don keqpërdoruesit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në tubimin e mbajtur sot në Ferizaj tha se “Amerika nuk i don keqpërdoruesit” dhe as nuk punon me ta.
Kurti u shpreh se për ta pasur Amerikën aleat duhet të jesh patriot e t’i shërbesh publikes. Tutje, ai tha që Amerika eshtë aleati më i mirë dhe mbështetësi më i madh i shtetit të Kosovës.
Vetëm pak ditë më parë SHBA-të i kanë dhënë dritën e gjelbër blerjes së helikopterëve “Black Hawk” nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke e dëshmuar edhe njëherë lidhjen e fortë mes dy vendeve.