Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024
Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën në qytetin e Ferizajt. Atje lideri i saj, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë u pritën nga qytetarë të shumtë, të cilët mezi i zinte salla.
Ministri Murati ka thënë se vetëm në Ferizaj 71 biznese që janë mbështetur me 2.7 milionë euro. Qeveria Kurti e ka thyer rekordin e investimeve kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024 dhe e ka ulur borxhin e faturave të papaguara ndaj bizneseve, nga 140 milionë euro në 30 milionë
Fjalën e mori ministri i Financave, Hekuran Murati, për të cilin u tha se është kreanaria e Ferizajt dhe ministri i Financave që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Murati i falënderoi nga zemra të pranishmit, duke thënë se kanë treguar se si pritet mysafiri.
Ai tha se, pavarësisht sulmeve anti qeveri, ju nuk jeni dorëzuar dhe fakti se nuk po na zë salla ttregon se kot e kanë. Thonë se qeveria Kurti është kundër bizneseve, e thonë ata që bënë monopol, ata që paten bër terminale doganore private, duke i shkepur si shpërrblime për vota në Parlament e Qeveria Kurti po ua kthen shtetit. Për herë të parë ka pasur mbështetje të bizneseve prodhuese, duke u subvencionuar kredinë. Vetëm në Ferizaj janë 71 biznese që janë mbështetur me 2.7 milionë euro. Qeveria Kurti e ka thyer rekordin e investimeve kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024 dhe e ka ulur borxhin e faturave të papaguara ndaj bizneseve, nga 140 milionë euro në 30 milionë.
I kemi bërë shtesat për fëmijë të cilta I kemi rritur dhe 400 mijë fëmijë përfitojnë. Pra ka shumë arsye të votohet Lëvizja Vetëvendosje. Qeveria e vetem më e mire se kjo që kishim do të jetë Qeveria Kurti3. Ai tha se opozita janëbërë bashkë, por 100 dele nuk mund ta mundin luanin.