Kurti: Prokuroria ka nevojë për Prokurori të re
Në tubimin e mbajtur sot në Istog, Kurti përmendi krerët e Prokurosisë, të cilët tha që nuk po e mbështesin Qeverinë në luftimin e krimit të organizuar dhe po e pengojnë atë në luftimin e strukturave paralele serbe.
“Kjo prokurori ka nevojë për një prokurori të re të Kosovës që vjen pas fitores tonë të re për mandatin tonë të ri qeverisës në Republikën e Kosovës,” u shpreh tutje Kurti.
Kosova ka nevojë për një prokurori profesionale e patriotike, e cila është e gatshme të luftoj korrupsionin dhe të sfidoj çdo kërcënim ndaj sovranitetit të vendit.