TË FUNDIT

Sveçla: Përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Kosovë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë mbyllur strukturat paralele “kriminale” të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas ministrit, komunat paralele të Serbisë janë mbyllur në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyreve tatimore ilegale.

Madje, Sveçla ka thënë se nuk lejon asnjë paralelizëm të Serbisë që të cenojë Kushtetutën e ligjshmërinë në Kosovë

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale. Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *