Kurti: Do ta bëjmë fabrikën e municioneve
“Kurrë më të mos ketë mungesa për ushtrinë tonë që e mbron vendin tonë” tha Kryeministri Kurti në tubimin e mbajtur sot në Kaçanik, derisa u zotua në ndërtimin e fabrikës së municioneve.
Në kërkim të mandatit të tretë, Kurti tha se investimi në industrinë ushtarake mbetet prioritet i qeverisjes së tij.
Do ta ndryshojmë të ardhmen, duke u fokusuar në të tashmen, ashtu që rinia e fëmijët të mos përjetojnë dhimbjet e humbjet që përjetuam ne, u shpreh Kurti.