OPINIONTË FUNDIT

“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiqin dhe…”, analisti “trondit” opozitën dhe jep parashikimin “e keq” për Vuçiqin

Analisti Halil Geci, thotë se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti po e shkund Serbinë, Vuçiqin dhe opozitën.

Geci përmes një shkrimi në Facebook, thotë se opozita duhet të marrë mësim, pasi sipas tij, opozitarizmi i tyre ka rënë nën ndikimin serbo-rus.

““Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiçin dhe opozitën: 9 Shkurti, Fundi i Fyerjeve dhe Sulmeve Kundër Tij. Këtë mesazh po ia përcjell opozitës që t’ju shërbejë si mësim se opozitarizmi juaj ka rënë nën ndikimin serbo-rus. A nuk po e shohin opozitarët se qëndrimi i palëkundur i Kurtit në mbrojtje të interesave të Kosovës po e shkund Serbinë dhe Vuçiqin? Së bashku me Vuçiqin, po e shkund edhe opozitën e Kosovës, bashkë me analistët dhe zuzarët që nuk dinë çfarë është politika dhe e shajnë Kurtin për interesa të vogla sa një gogël, duke i bërë krah Serbisë”, shkruan Geci.

Sipas tij, qëndrimi i Kurtit për të mos lëshuar pe ndaj kërkesave të padrejta të Vuçiqit, kanë tronditur Serbinë dhe presidenti serb ka pasur edhe ndihma për marrëveshje të dëmshme.

“Demonstratat e opozitës në Serbi dhe qëndrimi i vendosur i Albin Kurtit për të mos lëshuar pe ndaj kërkesave të padrejta të Aleksandar Vuçiqit në raport me Kosovën kanë tronditur Serbinë. Vuçiqi, i ndihmuar nga Borelli, Lajçaku, Grenelli, si dhe shqipfolësit e PDK-së dhe LDK-së, ka arritur disa marrëveshje të dëmshme që do ta çbënin Kosovën.

Pavarësisht kësaj ndihme që Vuçiqi ka marrë nga Borelli, Lajçaku dhe Grenelli, presionet ndërkombëtare nga qarqe të tjera nuk i kanë munguar as Kurtit e as Serbisë, për të shtyrë përpara të ashtuquajturën “Zajednicë” të 2013-2015, apo ç’bërjen e Kosovës që e miratuan tradhtarët e LDK-së dhe PDK-së në parlament me 84 vota pro. Kjo marrëveshje u çua në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ktheu me 23 shkelje.

Këtu lind pyetja: pse nuk e zbatuat ju, opozitarët, kur kishit mundësinë ta bënit sa ishit në pushtet? Apo thjesht dëshironit t’ia linit njëri-tjetrit “kopilin në derë”?

Kjo çka po ndodhë në Serbi po dëshmojnë fundin e një epoke manipulimi nga ana e Vuçiçit. Një fund i ngjashëm me atë të Millosheviçit, i cili përdorte marrëveshje të dyshimta për të mbajtur pushtetin, gjithmonë duke e instrumentalizuar Kosovën si armën e tij politike”, thotë tutje Geci.

Në fund, ai shton se përfundimi është i qartë dhe politika e manipulimit ka arritur në fund.

Shkrimi i plotë:

“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiçin dhe opozitën: 9 Shkurti, Fundi i Fyerjeve dhe Sulmeve Kundër Tij”

Këtë mesazh po ia përcjell opozitës që t’ju shërbejë si mësim se opozitarizmi juaj ka rënë nën ndikimin serbo-rus. A nuk po e shohin opozitarët se qëndrimi i palëkundur i Kurtit në mbrojtje të interesave të Kosovës po e shkund Serbinë dhe Vuçiqin? Së bashku me Vuçiqin, po e shkund edhe opozitën e Kosovës, bashkë me analistët dhe zuzarët që nuk dinë çfarë është politika dhe e shajnë Kurtin për interesa të vogla sa një gogël, duke i bërë krah Serbisë.

Demonstratat e opozitës në Serbi dhe qëndrimi i vendosur i Albin Kurtit për të mos lëshuar pe ndaj kërkesave të padrejta të Aleksandar Vuçiqit në raport me Kosovën kanë tronditur Serbinë. Vuçiqi, i ndihmuar nga Borelli, Lajçaku, Grenelli, si dhe shqipfolësit e PDK-së dhe LDK-së, ka arritur disa marrëveshje të dëmshme që do ta çbënin Kosovën.

Pavarësisht kësaj ndihme që Vuçiqi ka marrë nga Borelli, Lajçaku dhe Grenelli, presionet ndërkombëtare nga qarqe të tjera nuk i kanë munguar as Kurtit e as Serbisë, për të shtyrë përpara të ashtuquajturën “Zajednicë” të 2013-2015, apo çbërjen e Kosovës që e miratuan tradhtarët e LDK-së dhe PDK-së në parlament me 84 vota pro. Kjo marrëveshje u çua në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ktheu me 23 shkelje.

Këtu lind pyetja: pse nuk e zbatuat ju, opozitarët, kur kishit mundësinë ta bënit sa ishit në pushtet? Apo thjesht dëshironit t’ia linit njëri-tjetrit “kopilin në derë”?

Kjo çka po ndodhë në serbi po dëshmojnë fundin e një epoke manipulimi nga ana e Vuçiçit. Një fund i ngjashëm me atë të Millosheviçit, i cili përdorte marrëveshje të dyshimta për të mbajtur pushtetin, gjithmonë duke e instrumentalizuar Kosovën si armën e tij politike.

Aleksandar Vuçiç, gjatë gjithë qeverisjes së tij, ka pasur vetëm një letër për të qëndruar në pushtet: kartën e Kosovës,dhe mbështetjen ruse nga Putini dhe putinët shçipfolës në Tiranë dhe Prishtinë,nga BE kishte mbështetjen nga mercenaret rusë Borell dhe Lejçak.

Vuçiç ka çëndrua në pushtet gjithmonë duke i gënjyar votusit serbë se po e “mbron” Kosovën nga “separatistët shqiptarë”, ai ka ndërtuar një narrativë të rreme, njësoj siç kanë vepruar disa liderë të së kaluarës Kosovarë çë bënin marrëveshje të tradhtisë e shitëshin si herojë të lirisë duke i arsytuar tradhtitë e tyre si marrëveshje historike kur e dhanë,dhe e nënshkruan Zajednicën dhe e ratifikuan në parlament serbska republikën e veriut,pos kësaj tradhtije këta tradhtar i lanë kopilin në derë me zajednicën edhe gjasht komunat serbe në jugë.Pastaj ekstra teritoret e manastireve,humbjen e 8226 h toke Malit të zi,duke mos ua llogaritur vrasjet plaçka dhe pasurit marramendshme çë ia bënë Kosovës për 20 vjet rreshtë,aç ma keçë kur edhe sotë mbi tyezë gjindet ndarja e Kosoves kinse me ndrrim teritorësh!

Nga ana tjetër, në Kosovë, liderë të papërgjegjshëm për vite të tëra kanë pretenduar se po e mbrojnë vendin nga Serbia, ndërkohë që bënin marrëveshje të fshehta e të dëmshme, të përmendura lart këti shkrimi ,që kanë rrezikuar ekzistencën dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Këto marrëveshje të njohura tashmë publikisht kanë qenë aq të dëmshme, saqë e kanë çuar Kosovën në buzë të zhbërjes.

Politika e guximshme dhe e pakompromis e Albin Kurtit, qoftë ndaj presioneve të jashtme, qoftë ndaj strukturave të vjetra të brendshme, ka arritur të ruajë dhe të shtrijë sovranitetin e humbur të Kosovës. Ai ka ndërtuar një model qeverisës që ka kthyer dinjitetin e shtetit ligjor dhe demokratik, duke larguar nga pushteti elementët që kanë abuzuar me interesin publik dhe që kanë tradhtuar interesat kombëtare.

Ngjashëm me fundin politik të Millosheviçit, kan përfunduar edhe ish pushtetaret opozitar të Prishtinës çë gjendën në Hagë e çë po përballet me të njëjtin fat si Millosheviçi dikurë.

Pushteti i Vuçiçit i ndërtuar mbi propagandën dhe manipulimin e ndjenjave nacionaliste, po pëson çarje të mëdha. Shumë analistë e krahasojnë rënjen e Vuçiçit si rënjen liderve të dështuar në Kosovë, të cilët, duke bashkëpunuar me Vuçiçin ndërtuan një model të hajnis dhe plaçkes që për vite të tëra dëmtuan rëndë interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës

Sfidat përpara mbeten të mëdha, por një gjë është e qartë: Albin Kurti, përkundër trysnive të vazhdueshme, po e zbaton me përpikëri dhe vendosmëri ligjshmërinë e shtetit juridik dhe po mbron integritetin e Kushtetutës. Kjo politikë e bazuar në parime të qarta dhe të palëkundura ka kthyer shpresën te qytetarët e Kosovës dhe ka krijuar një model të ri politik që sfidon keqmenaxhimin e së kaluarës,dhe rrezikonë ta zhdukë opozitën e Kosovës të tëren.

Përfundimi është i qartë: politika e manipulimit ka arritur fundin e saj. Vuçiç, njësoj si liderët e mëparshëm sërbë që mbështeteshin te retorika boshe dhe marrëveshjet e fshehta, po humbet terrenin në sërbi ,ndërsa Kosova, falë një udhëheqjeje të guximshme, po konsolidon sovranitetin dhe dinjitetin e saj kombëtar.

Po sa ta lexojnë disa zuzar, do të thonë: “Ky u bë me Kurtin.” Unë nuk jam bërë me Kurtin, por kjo është arsyeja pse ju gjithmonë do të humbni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *