Lama: Regjistrimi i popullsisë u manipulua, edhe foshnjat u regjistruan si muslimanë
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës ku u tha se 93 për qind e popullsisë në Kosovë janë të besimit islam.
Në llogarinë e saj në Facebook, Lama tha se kjo shifër është e manipuluar.
Si arsye për këtë, ajo tha se edhe foshnjat e lindura janë regjistruar si muslimanë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ASK-ja bëri publike të dhënat e regjistrimit të popullsisë.