POLITIKATË FUNDIT

Kryeziu-Hyseni pyet Rukiqin e LDK-së: Ku shkuan milionat e të hyrave buxhetore gjatë kohës sa ishe drejtues i Odës Ekonomike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka bërë një reagim lidhur me Udhëzimin e ri Administrativ që hyri në fuqi ditë më parë, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

Deputetja Kryeziu Hyseni, me këtë rast bëri të ditur se në këtë udhëzim administrativë, si në të kaluarën ashtu dhe tani, të hyrat buxhetore duhet të jenë në buxhet të shtetit, dhe sipas saj institucion përgjegjës për këtë është edhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Deputetja e VV-së, Kryeziu Hyseni ka kërkuar sqarim nga zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi që të tregojë se ku kanë shkuar miliona euro që nuk kanë qenë pjesë e buxhetit të shtetit, gjatë kohës sa ishte drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës.

“Me udhëzimin e ri administrativ që hyri në fuqi në Ministri të Infrastrukturës përveç lehtësimit për xhepin e shoferëve që duan lincens ndërkombëtare u kuptua edhe një gjë tjetër.

Në udhëzim, të vjetrin e të riun, theksohej qartë që të hyrat duhet derdhur në buxhet të shtetit, mirëpo deri tani dy institucionet përgjegjëse ndër ta edhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Është mirë ky Rukiqi i LDK-së, asokohe kryetar i kësaj Ode, me na tregu ku kanë shku ato para meqë siç kemi kuptuar në buxhet të shtetit jo?! Dhe jo pak para por miliona euro.”, ka shkruar deputetja Kryeziu-Hyseni në një postim në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *