POLITIKATË FUNDIT

Alfred Cako parashikon fitore të thellë të Kurtit me përqindje të madhe në zgjedhjet e reja

Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako, parashikon që Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se Kurti do të fitojë me 75% të votave në zgjedhjet parlamentare.

Teksa ka numëruar të bëmat e kryeministrit Kurti, Cako ka paralajmëruar se ai do të sjellë përfundimisht shkatërrimin e Serbisë.

“Në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Albini do dalë fitues, 75%.

Nuk jam partiak i asnjërës palë, por realiteti do jetë ky.

Ashtu siç ju pata paralajmëruar, ai ndaloi Ballkanin e hapur, prishi Asociacionin, prishi pazaret e Ramsesit dhe Vuçiqit, bëri çlirimin e Mitrovicës, sjelli liberalizimin e vizave dhe në fund fare do ta sjellë përfundimisht edhe shkatërrimin e Serbisë.

Kurti është i informuar nga elita për këtë dhe kjo do bëhet më pak luftë.

Kështu që ju sugjeroj të gjithë shqiptarëve që kanë të drejtë vote në Kosovë, të mendojnë mirë e më pastaj të votojnë.

Unë jam për Shqipërine e madhe Etnike që e ka falë Zoti”, ka shkruar Cako në një postim në Facebook.

Statusi i tij:

Ne zgjedhjet e ardhme ne Kosove.
Albini do dali fitues 75%.
Nuk jam partiak i asnjeheres palë por realiteti do jete ky.
Ashtu sic ju pata paralajmeruar, Ai ndaloi ballkanin e hapur, prishi asociacionin, prishi pazaret e ramsesit dhe vucic, beri çlirimin e Mitrovices, sjelli liberalizimin e Vizave dhe ne fund fare do ta sjelle perfundimisht edhe shkatrrimin e serbise.
Kurti eshte i informuar nga Elita per kete dhe kjo do behet me pak lufte.
Keshtu qe ju sygjeroj te gjithe Shqiptareve qe kane te drejte vote ne Kosove.
Te mendojne mire e me pastaj te votojne.

Une jam per Shqiperine e madhe Etnike qe e ka falë Zoti.🇦🇱🇽🇰🙏

A.C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *