POLITIKATË FUNDIT

Edhe një çmontim me dokumente për Mehmetajn e Batonin (DOKUMENT)

Përmes një postimi në facebook sërisht ka reaguar shefi i kabinetit te minsitrit Liburn Aliu, Valon Hoti ndaj shpifjeve të plasuara nga Lirim Mehmetaj në emisionin Debat Plus. Nëmes tjeras ai shprehet kështu:

“Sqarim rreth dokumentit të publikuar në emisionin ”Debat Plus” në RTV Dukagjini

Ashtu siç u premtua gjatë emisionit, po ju sjellim dokumentin e plotë “Njoftimin” të lëshuar nga MMPHI duke argumentuar se dokumenti i paraqitur aty, i marrë nga një portal, është dokument i fabrikuar, të cilit i mungon Preambula (Baza Ligjore) dhe i bashkuar me një dokument tjetër (Vendim Financiar), dhe nuk paraqet të vërtetën e Njoftimit Zyrtar.

Në dokumentin zyrtar – NJOFTIMIN, paraqitet baza ligjore, përkatësisht citohet Neni 108 I Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative i cili është në kuadër të Kapitullit – Rregullat e përgjithshme të të njoftuarit si dhe aktet tjera ligjore.

Pikërisht në pjesën që aty mungonte, siç do ta shihni në dokument, mungon ndër të tjera kjo pjesë esenciale:

“Pas këtij Njoftimi, MMPHI/ARPL/DPPU do të nxjerrë vendimin financiar përfundimtar për kompaninë e lartpërmendur.”

Gjithashtu, në dokumentin zyrtar siç mund ta shihni nuk figuron Këshilla Juridike, ashtu siç figuron në Vendime tjera sipas Ligjeve në fuqi.

Bashkangjitur keni:

Dokumenti origjinal i lëshuar nga MMPHI dhe dokumenti i fabrikuar nga portali i referuar mbrëmë.

E vërteta asnjëherë nuk mund të tregohet duke montuar e coptuar. E vërteta është vetëm e tëra. Prandaj, edhe insistuam mbrëmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *