Erdogan: Profeti Muhamed, i vetmi person që marrim shembull në jetën e kësaj bote
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, shprehu urimet e tij me rastin e Mevludit, përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, duke u lutur për paqe dhe bekime jo vetëm për myslimanët, por për mbarë njerëzimin, raporton Anadolu.
“Në këtë rast të veçantë që shënon lindjen e Profetit, përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë Profetin tonë të dashur Muhamed, udhërrëfyesin dhe udhëheqësit tonë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
“Lutem që nata e Mevludit të sjellë mirësi dhe bekime për myslimanët dhe mbarë botën”, shkroi ai.
Presidenti Erdoğan po ashtu mori pjesë në “Programin e Hapjes së Javës së Mevludit” të organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare në Istanbul.
Në fjalën e tij me këtë rast, ai tha: “I vetmi person që marrim si shembull në jetën e kësaj bote, gjurmët e të cilit i ndjekim dhe rrugës së të cilit ia kushtojmë jetën tonë, është Profeti ynë Muhamed. Ai është udhërrëfyesi ynë, udhëheqësi ynë dhe i dashuri ynë për të cilin do ta jepnim jetën”
Myslimanët në mbarë botën festojnë Mevlid al-Nabawi më 12 Rabi-ul-Avwal sipas kalendarit hënor.
Kjo ditë është një festë publike në disa vende me shumicë myslimane, duke përfshirë Pakistanin, Indonezinë, Malajzinë, Bangladeshin dhe disa pjesë të Indisë.