POLITIKATË FUNDIT

Aleanca për Shqiptarët ristrukturon subjektin e saj në Kumanovë e Likovë (FOTO)

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga kryetari Arben Taravari gjatë javëve të fundit në mënyrë intenzive ka filluar me ristrukturimin e degëve dhe nëndegëve të saja njofton portali Realiteti.

E prirë nga nënkryetari i subjektit Gëzim Kadriu si dhe me funksionar, deputet e aktivist të saj, kanë arritur që të koordinojnë aktivitetet si dhe të zgjedhin e rizgjedhin kryetarët e nëndegëve si dhe degëve të komunës së Kumanovës, Likovës, Butelit si dhe të Shuto Orizares. Poashtu nuk kanë munguar edhe anëtarësime të reja të të rinjëve e intelektualëve të profileve të ndryshme.

Sic është njoftuar pritet që kësaj fryme do ti bashkangjiten edhe strukturat e komunave tjera të RMV’së.

Për më shumë keni postimet e bashkëngjitura në facebook nga nënkryetari i ASH’së Gëzim Kadriu nga aktivitetet e mbajtura gjatë javës së shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *