Reagon Hoti kundrejt shpifjeve të Mehmetajt në emisionin ‘Debat Plus’
Përmes një postimi në facebook ka reaguar shefi i kabinetit te minsitrit Liburn Aliu, Valon Hoti ndaj shpifjeve të plasuara nga Lirim Mehmetaj në emisionin Debat Plus. Nëmes tjeras ai shprehet kështu:
“Parmbrëmë në emisionin ‘Debat Plus me Ermal Pandurin’ pos të tjerash qenkan hedhur edhe disa të pavërteta.
Analisti i Baton Haxhiut, Lirim Mehmetaj, gënjeu mbi çështjen e ambalazhimit të ujit. Kësaj radhe, për gënjeshtrat që ai tha deklaroi se nëse nuk është ashtu ai nuk do të dali më në debat/media.
Më poshtë gjeni dokumentet që e demantojnë atë fjalë për fjalë:
1. Ai deklaroi se asnjë kompani ambalazhuese nuk posedon Leje Ujore, përveq kompanisë Ujë Rugove. – E PAVËRTETË.
Më poshtë mund të shihni se ka më shumë që posedojnë leje dhe se pikërisht kompania që ai thotë se ka në fakt nuk ka leje. Madje kompania Ujë Rugove ka aplikuar dje për leje.
2. Ai deklaroi se e është e dokumentuar se deri në 90 Milionë euro janë borxhe të falura. – E PAVËRTETË.
NUK ka asnjë vendim për asnjë cent të falur.
3. Ai deklaroi se nuk ka asnjë inspektim në këto kompani të ambalazhimit. – E PAVËRTETË.
Në baza të rregullta ka inspektime, madje dhe gjoba për këto kompani, të cilat mund t’i shihni edhe në dokumentet më poshtë.”