POLITIKATË FUNDIT

Kryetarët e Komunave të Prizrenit dhe Pejës krahasojnë Kurtin me Millosheviqin, reagojnë deputetët e VV-së

Në paraqitje televizive, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, njëri kryetar i PDK-së e tjetri i LDK-së, kanë krahasuar Kryeministrin e Republikës, Albin Kurtin me Millosheviqin duke thënë se ka një analogji në mes tyre për shkak se i kanë metodat e njëjta të përdorimit të dhunës policore.

“Ky është pozicioni i PDK-së sot, shtrirja e rendit, kushtetutshmëria, ligjshmëri, ndërtimi i shtëpive në veri, hapja e bizneseve, luftimi i bandave kriminale qenka qasje si ajo e Millosheviqit”, ka shkruar Abrashi.

Ndërsa deputeti, Mefail Bajqinovci tha se pozicioni i PDK-së dhe LDK-së është i ngjashëm dhe i qartë. Këto dy parti që e lanë veriun ashtu siç e lanë janë bashkuar tash kundër Qeverisë Kurti për ta krahasuar me Millosheviqin për përpjekjen e saj për shtrirje të kushtetutshmërisë dhe kthimin e shërbimeve të vendit në veri të vendit.

Totaj në emision kishte thënë se në këtë mënyrë me intervenime policore e dimë nga e kaluara se si ka vepruar Sllobodan Millosheviqi dhe çfarë rezultati ka pasë më tutje.

“Veprimet e pakoordinuara me faktorët ndërkombëtar relevantë, veprimet me përdorim të dhunës policore, veprimet ku tentojnë të imponojnë zgjidhje me këto metoda, një analogji ekziston”, ka thënë Totaj.

Kurse Muhaxherri tha se atë që e kemi pasë ne në vitet e 90-ta ky po e bënë në veri për 4 komuna që nuk i kanë as 35 mijë banorë dhe se dëshiron të kthehet në situatë që ne me vendos pushtet mbi njerëzit me 1% ose 2% të votave.

“Don me ju instalu kryetarë siç i pat instalu Millosheviqi në Gjakovë, ose në Malishevë, ose në Kaçanik ku nuk e ka pasë asnjë serb. E ti po don me qeverisë me ata edhe me thanë po vendosi shtet ligjor”, tha Muhaxherri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *