Rama bën parashikimin për zgjedhjet parlamentare: PD zor se merr më shumë mandate se në 1997, humnerën do e ketë destinacion ekskluziv
Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS në Durrës, Rama bëri një parashikim edhe për rezultatin e PD, ndërsa tha se do marrë më pak mandate se në vitin 1997
Rama: Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni mend. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv vetëm i asaj partie. Disa thonë se Shqipëria sot është vend pa të ardhme dhe pa mundësi për të mbajtur frymën gjallë. Pa të ardhme dhe me borxhe Shqipëria ishte kur populli i largoi ata që e thonin.
PD në 1997 ka marrë 336.167 vota dhe 25 mandate përballë 690.003 votave dhe 101 mandateve të Partisë Socialiste.