Eksperti i sigurisë: Këto janë armët me të cilat do të pajiset ushtria e Kosovës
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka paralajmëruar që FSK do të pajiset me armë të rëndësishme motorike për këmbësorinë, shkruan Kosova ime.
“FSK-ja në rrugën e saj përfundimtare të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit tani do të marrë modelin e mjeteve motorike për njësitë e këmbësorisë Otokar’s Tulpar!” ka shkruar ai në facebook.
“Përgatitur për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës në çdo periudhën.”, ka shtuar ai.