Islami publikon fotografinë në të cilën shihet djali i Vuçiqit, Danilo me grupin që sulmuan në Banjskë
Sulmi terrorist në Banjska ende nuk ka marrë një epilog , përkundër se institucionet e Kosovës kanë paraqitur fakte se shteti i Serbisë është i implikuar në këtë rast.
Analisti i sigurisë, Avni Islami përmes rrjetit social në Facebook ka publikuar një fotografi ku thotë se është dëshmi që Serbia është e përfshirë në këtë sulm.
Islami përmes këtij postimi ka shkruar: “Në këtë foto, shihet djali i Aleksandar Vuçiqit – Danilo Vuçiq së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banjska. Foto është e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukiq, Danijel Djukiq dhe Lazar Radenkoviq.
Fotografia është realizuar në “Bajova kula Beach Bar & Restaurant” në Mal të Zi.
Sqarim në foto 1,2 dhe 3 -e:
1.Lazar Radenkovic
2. Danijel Djukic (njeri nga personat me te afert te M. Radoicic)
3. Marko Djukic (vëllau i Danijel Djukic, i cili gjithashtu kujdeset për sigurime personale të familjes se M. Radoicic, respektivisht djalit te tij, Petar Radoicic).