POLITIKATË FUNDIT

Hiseni: BDI u hidhërua pse Blerim Ramadani nuk u ekstradua në Serbi!

Si arrestimi dhe shqiptimi i masës së paraburgimit, njejtë edhe informacioni për arratisjen e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadanit, u përcoll me shumë reagime, kritika dhe akuza.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Fari Hiseni, zëdhënës i VLEN, i cili thotë: “BDI qenka hidhëru sepse nuk arriti ta ekstradoj Blerim Ramadanin në Sërbi! Funksionarët e BDI-së nuk mund ta fshehin zhgënjimin për planin e dështuar, sipas të cilit, me urdhër të prokurorit të tyre të njohur duhej të kthehej në paraburgim ish ushtari i UÇK-s, Blerim Ramadani që më pas po me ndihmën e tij të ekstradohet në Sërbi. Të revoltuar nga ky plan i parealizuar, por edhe të dëshpëruar thellë nga shpartallimi që po ju kanoset në opozitë, bashkëpuntorët e KOS-it po mundohen ta hedhin fajin atje ku nuk e ka vendin. Faji, i tëri, është i juaji! Do të përgjigjeni për të gjitha montimet, padrejtësitë dhe krimet!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *