SB: Avokatja e Buzhalës njeriu i afërt i Vulinit e Dodikut
Mediumi i njohur boshnjak ka vazhduar me publikimet për media në Kosovë që lidhen direkt me pushtetin e Aleksandar Vuçiq.
Tash pas raportimit të parë të mediumit, portali ‘Nacionale’ ka angazhuar një avokate nga Banja Luka, qytet ky kryesor i Republikës Serbe, të udhëhequr nga Milorad Dodik. Përveç tjera, Slobodna Bosna ka publikuar se avokatja e angazhuar nga portali me pronësi të Berat Buzhalës është Jovane Kisić, person ky shumë e afërt me ish-shefin e BIA-s serbe, Aleksandar Vulin dhe udhëheqësin e Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik. Madje siç njofton medium aq të afërta janë raportet mes Vulinit dhe avokates aktuale të Berat Buzhalës saqë ai i referohet si ‘Motra ime, Jovana’.
Mbetet të shihet nëse këto janë rastësi apo organizim.
🚨
Avokate Jovana Kisić nga Banja Luka RS bashkëpunëtorja më e ngushtë e @MiloradDodik dhe mikesha e shtëpisë së A. Vulin, kreut informal të BIA-s,
punësoi @buzhala për të përfaqësuar @Nacionaleks!@Nacionaleks dëshmoi se funksionon për BIA-n dhe Vuçiqin!https://t.co/XhYICTBLvi— Boban Bogdanović (@DissidentAnswer) August 14, 2024