Fetai: Ne kujdesemi për administratorët shqiptarë!
Zv.kryeministri Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore kujdeset koalicioni VLEN.
“Për shqiptarët në qeverinë aktuale kujdeset koalicioni VLEN, si koalicion që përfaqëson shqiptarët, 107 mijë vota shqiptare. Pra, ne jemi ata që kujdesemi për mbrojtjen e administratorëve shqiptarë dhe assesi partia ZNAM. Kushtetuta si dhe ligji për administratorët janë të qartë sa I përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuar bazohet në përqindjen e secilës bashkësi në kuadër të secilës bashkësi në kuadër të popullatës së përgjithshme, thuhet edhe në kushtetutë edhe në ligj”, tha Fetai për gazetën LAJM.