POLITIKATË FUNDIT

VLEN i reagon Minçevskit dhe Dimitrievskit: Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM

Koalicioni VLEN i ka reaguar sërish deklaratave të ministrit të Administratës Goran Minçev sa i përket balancuesit. Nga VLEN, përcjell SHENJA, thonë se Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre.

“Nuk jetojmë në vitin 1997, e as që janë faktor kyç në Qeveri. Përkundrazi! Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM. Politikë ditore nga “balansuesi” bëjnë pikërisht Minçev dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë një parti të madhe. Në vend që të gjuajnë me qorrfishekë, ata duhet të mësojnë qëndrimin e VLEN-it. Ne mendojmë se “balansuesi” është një zgjidhje jo funksionale që është bërë objekt i keqpërdorimit nga ana e maqedonasve, të cilët për t’u punësuar në administratën publike deklarohen shqiptarë. Prandaj, është e domosdoshme një Ligj për përfaqësimin e drejtë i cili do të mundësojë që shqiptarët të jenë pjesë e të gjitha institucioneve në bazë të cilësisë, integritetit dhe profesionalizmit”, thonë nga VLEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *