POLITIKATË FUNDIT

Kurti: As pas dhjetë muajsh Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë për Radoiçiqin, ndërsa Haxhiun e intervistuan brenda dhjetë orëve

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka adresuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kurti ka thënë se edhe pas dhjetë muajsh nga sulmi terrorist në Banjskë, ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij. Madje kryeministri shtoi se Prokurorisë nuk iu deshën më shumë se 10 orë që ta intervistonin ministren Albulena Haxhiu për një postim në Facebook.

“Sot janë bërë dhjetë muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit në mbrojte të ligjshmërisë së vendit. Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiciqit dhe terroristëve të tjerë të grupit të tij paramilitar nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi Radoiciqi është ende i lirë. Prokurorisë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marrë në pyetje ministren Haxhiu për një postim në Facebook”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se të rënëve ju takon lavdia e përjetshme, por mbit ë gjallët e sidomos institucionet peshon rëndë përgjegjësia për drejtësi e zhvillim, mirëqenie, rend dhe ligj.

Prokuroria Speciale ka intervistuar për dy ditë me radhë ministren Haxhiu, pasi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pretenduar se arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës, janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *