BOTAPOLITIKATË FUNDIT

Fraksionet palestineze pranojnë ta formojnë qeverinë e unitetit pas bisedimeve në Kinë

Fraksionet palestineze duke i përfshirë rivalët Hamas dhe Fatah ranë dakord t’i japin fund ndarjes dhe ta formojnë një qeveri të përkohshme të unitetit kombëtar gjatë negociatave të së martës në Kinë, sipas ministrisë së Jashtme të Kinës.

Deklarata e Pekinit u nënshkrua në ceremoninë e mbylljes së negociatave në mes të 14 fraksioneve palestineze, të mbajtur në kryeqytetin e Kinës nga 21 deri në 23 korrik, raporton Reuters.

Përpjekjet e kaluara nga Egjipti dhe vendet e tjera arabe për të pajtuar Hamasin dhe Fatahun kanë dështuar për t’i dhënë fund konfliktit 17-vjeçar, që i ka dobësuar aspiratat politike palestineze dhe mbetet të shihet nëse kjo marrëveshje do të funksionojë në realitet.

Takimi u mbajt në mes të përpjekjeve nga ndërmjetësit ndërkombëtarë për ta arritur marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, ku pikë ngecëse ishte edhe nga kush do të qeverisej enklava pas përfundimit të luftës.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Hussam Badran, tha se pika më e rëndësishme e Deklaratës së Pekinit ishte të formohej një qeveri e unitetit kombëtar palestinez për t’i menaxhuar punët e palestinezëve, si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor.

“Kjo krijon një barrierë kundër të gjitha ndërhyrjeve rajonale dhe ndërkombëtare që synojnë të imponojnë realitete kundër interesave të popullit tonë në menaxhimin e çështjeve palestineze të pasluftës”, tha Badrani.

Për momentin Hamasi udhëheq Gazën dhe Fatahu përbën Autoritetin Palestinez, që e ka limituar kontrollin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Detajet e marrëveshjes nuk e përcaktojnë afatin kohor të formimit të qeverisë së re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *