POLITIKATË FUNDIT

Pas grurit në ara me lulediell, Kurti takim me fermeret: Të lumtur që kemi kujt t’i ndihmojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot fshatin Zllatar të Komunës së Ferizajt, për të parë nga afër tokën e mbjellur me luledielli të fermerit Shukri Sallahu.

Kurti ka shkruar se fermeri Sallahu sivjet ka mbjellur 53 hektarë, 23 më shumë se vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar i kishte mbjellur 30 hektarë ndërsa në këtë vit 53 hektarë. Vitin e kaluar kishim subvencionuar gjithsej 280 hektarë me luledielli ndërkaq sivjet kemi pranuar aplikime për subvencione për 1100 hektarë. Sa më e madhe mbështetja aq më të mëdha të mbjellat dhe aq më e lartë siguria e fermerëve në punën e tyre”, ka shkruar kryeministri.

Ai tutje ka thënë se ushqimi në tryeza duhet të jetë nga toka e Kosovës nga të gjitha kulturat bujqësore që mund të kultivohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *