POLITIKATË FUNDIT

Vetëm flamuri shqiptar në zyrën e Taravarit, reagojnë portalet maqedonase

Portalet maqedonase i kanë reaguar kryetarit të ASh-së njëherit edhe Ministër i Shëndetsisë pas publikimit të një fotografie nga kabineti i tij, ku shihet vetëm flamuri shqiptar përskaj flamurit amerikan dhe europian.
Mungesën e flamurit maqedonas në zyrën e Taravarit e kanë vërejtur disa media të vilat i kanë reaguar për ketë.

“Pas koordinimit të parë të ministrave shqiptarë në Qeveri, nuk kishte flamur maqedonas por vetëm flamur shqiptar, tani praktika vazhdon në kabinetet e ministrave.

Sot në njoftimin e Arben Taravarit në rrjetet sociale shihet se në kabinetin e tij ka vend vetëm për flamurin shqiptar, amerikan dhe të BE-së, por flamuri maqedonas nuk gjendet askund.
Përdorimi i flamujve ishte një nga çështjet kryesore që VMRO-DPMNE shpesh e ka ngritur në publik dhe e ka sulmuar LSDM-në. Në skandalin e parë në qeverinë e re, kur nuk u vendos flamuri maqedonas, u shpreh edhe Maksim Dimitrievksi nga ZNAM, i cili kërcënoi se do të largohej nga qeveria nëse incidenti i tillë përsëritet. Por më pas Kasami dhe Taravari reaguan ashpër ndaj tij duke i thënë se fushata zgjedhore kishte mbaruar, gjë për të cilën ZNAM nuk komentoi më.

Tani shtrohet pyetja nëse kjo praktikë, e cila është shumë e qartë se do të përsëritet, do të jetë sërish një rast për turbullira në koalicion. Partitë shqiptare duket se vazhdojnë praktikën e tyre pa u shqetësuar për porositë e partnerëve të koalicionit”.-shkruajnë Lokalno.mk, Info24 dhe fisa media të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *