POLITIKA

Shaqiri ndaj Zejdit: Legjitimitetin dëshiruat ta vidhni me tren bullgar në Likovë, dhe dëshironi të hyni në Qeveri pa kryeparlamentarin, por VLEN dhe populli nuk do të ua lejoj!

Rijad Shaqiri replikoi ndaj deputetit të Frontit Evropian Skender Rexhepi Zejdi duke deklaruar që fajtori kryesor i gjendjes së keqe të shqiptarëve deri sot është Fronti Evropian, i kryesuar nga BDI.

“Nga parafolësi im u tha se ne si VLEN nuk përfaqësojmë shqiptarët. Realisht, shtrohet pyetja, në kuadër të koalicionit VLEN sa subjekte politike jo shqiptare ka pasur? E dyta teza se ne si VLEN jemi me ideologjinë e Enver Hoxhës, dihet se ideologjia e tij është prezentë vetëm brenda Frontit Evropian. Legjitimeti te shqiptarët nuk është vjedhur as nuk është blerë por fitohet! Jemi të dëshmuar në këtë çështje. Kemi dëshminë në fshatin Likovë, ku kemi pasur trenin bullgar, shantazhet ndaj punëtoreve dhe administratorëve. Servilizmi është diçka e njohur në radhët e juaja. Një grupacion i caktuar i juaj me një zvarritje të zvarranikeve ka arritur gjithnjë të mbijetoj në politik. Sa i përket përfaqësimit të ministrive, ju ishit të gatshëm pa kryetarin e parlamentit të participoni në Qeveri. Sa i përket rasteve të montuara keni pasur gjatë kohë ti zgjidhni si çështje, por asnjëherë e keni marrë iniciativë. Për çështjen e korrupsionit, unë mendoj se edhe ekspertet ekonomik ua kanë zili të shkruajnë tekste se keni rritur ta fshihni korrupsionin, sa që edhe kriminelët ma të mëdhenj të botës nuk mund të ua nxjerrin përfundimin juve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *