POLITIKATË FUNDIT

Reagon Fetai nga ASH e Taravarit: Filloi shembja e BDI-së

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai ka komentuar sondazhin e realizuar nga shtëpia prestigjioze IPSOS dhe thekson se shembja e Bashkimit Demokratik për Integrim filloi pas zgjedhjeve të 8 Majit ndërkaq në zgjedhjet e ardhëshme lokale BDI-ja do të pësoj kolaps totalisht.

“Shembja e BDI-së ka filluar menjëherë pas çlirimit të 8 majit. Në zgjedhjet lokale, pas një viti qeverisje që VLEN, BDI të kolapsojë totalisht.

Sipas sondazhit të realizuar nga shtëpia prestigjioze IPSOS më 10-20 maj dhe të publikuar sot nga TV21, VLEN dhe Fronti Evropian kanë rejting të barabartë, dhe do të mirrnin të dyja 11% të votave të të anketuarve që deklaruan se sigurisht do të dilnin për të votuar.

Duke marrë parasysh se Fronti Evropian është konglomerat heterogjen i 9 subjekteve, kjo tregon se BDI e vetme tashmë është larg mbrapa Koalicionit VLEN. Kjo gjë nuk përbën ndonjë befasi pasi që kapaciteti elektoral i BDI-së në radhë të parë varej nga vota klienteliste dhe presionet mbi të punësuarit në sektorin publik.

Me daljen e BDI-së në opozitë dhe neutralizimin e kapitalit të tyre shantazhues, shqiptarët po marrin frymë lirshëm dhe votat e BDI-së do të shkrihen si bora ne diell”, ka përfunduar Fetai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *