POLITIKATË FUNDIT

Kastrati: Situata në veri e brishtë, përtej kufirit Serbia po stërvit qytetarët serbë

Ish-gjenerali, Kadri Kastrati, situatën aktuale në veri e quan të brishtë, ndonëse sipërfaqësisht e njëjta duket e qetë.

Në një lidhje direkte në TV Dukagjini, Kastrati ka thënë se Serbia po i stërvit qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe.

Sipas tij, pavarësisht lëvizjeve brenda territorit serb, apo edhe në drejtim të Kosovës, “ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare serbe”.

“Situata sipërfaqësisht është e qetë por unë mendoj që situata është e brishtë sepse Serbia nëpërmjet grupeve terroriste edhe pse kanë dështuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ata po i stërvitin qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe. Serbia po lëviz apo manovruar me ato brigadat e veta në territor të Kosovës. Çdo lëvizje e forcave serbe në një mënyrë apo tjetër deklarojnë që kinse ata po lëvizin, ata lëvizin në territorin e vet, ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare dhe policore serbe qoftë lëvizjes së tyre në territorin e vet, qoftë nëse ia mësyjnë Kosovës, ne jemi të gatshëm që të kryejmë detyrat tona… Serbia asnjëherë nuk e ka atë guxim që t’ia japë vetit atë komoditet që t’ia mësyjë Kosovës…”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *