INTERESANTETË FUNDIT

Zinxhiri i argjendtë i shpëton jetën një njeriu pasi e ndaloi plumbin të mos depërtonte në qafën e tij

Jeta e një burri ka të ngjarë të shpëtohet pasi një zinxhir i trashë pengoi që plumbi të depërtonte në qafën e tij.

Siç raportohet, nga të shtënat në shtetin amerikan të Kolorados, ka mbetur i plagosur një burrë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se plumbi i kalibrit 22 është futur në zinxhirin e argjendtë rreth qafës së viktimës, duke e penguar kështu të depërtojë në qafën e tij.

Oficerët publikuan një foto të zinxhirit të përgjakur dhe shkruan: “Ky zinxhir argjendi ka të ngjarë të jetë arsyeja e vetme që viktima është ende gjallë”.

“Thjesht e pabesueshme”, shtuan ata.

Ndryshe, i dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe është akuzuar për tentativë vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *