Uncategorized

Përparim Rama “aleancë” me LVV-në, kalon plani rregullues për “Kalabrinë”

Propozimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për planin rregullues të lagjes “Kalabria” ka gjetur mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe tri partive të vogla, por jo të PDK-së dhe LDK-së subjektit që ai “i përket”. Pas arritjes së kompromisit për uljen e koeficientit të ndërtimit të lartë në këtë lagje (në pjesën e Stacionit të Autobusëve), u siguruan votat e mjaftueshme për miratim. Shumica e banorëve të kësaj lagje prej ditësh kanë bërë presion që të kalojë propozimi i Ramës, por kishte mes tyre edhe që i frikësoheshin degradimit të saj

Është miratuar plani rregullues për lagjen “Kalabria” në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, mbajtur të hënën. Votat e 24 këshilltarëve, kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, u siguruan pas pranimit të një sërë amandamentesh të propozuara nga ky subjekt politik, përfshirë edhe negocimin me kryetarin Përparim Rama për uljen e koeficientit për hapësirën te Stacioni i Autobusëve nga 7 në 3. Planin pas kompromisit të arritur e votuan edhe asambleistët e AAK-së, AKR-së e NISMA-s. 

Në momentin e votimit në sallë ishin 26 asambleistë. Më herët sallën e braktisën përfaqësuesit e PDK-së, ndërkohë që në seancë munguan shumica e asambleistëve të LDK-së subjektit që “i përket” kryetari Rama. 

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka reaguar pas kalimit të planit rregullues për “Kalabrinë”.

“Akshampazari i koeficientave – 15 hektarë të pronës publike te Stacioni i Autobusëve në Kalabri u falën për ndërtim nga Përparim Rama dhe Lëvizja Vetëvendosje!  Deri në këtë orë të vonë, në zyre të Përparim Ramës u negociua koeficienti i ndërtimit për pronën publike. Jo për shërbime publike, jo për qytetarë por për kompani të ndërtimit. Ajo çka ndodhi në Badoc, u përsërit sonte në Kalabri! Që nga fillimi bëmë të ditur që ky plan kishte probleme të mëdha, dhe më vjen mirë që edhe njëherë asambleistët e PDK – Dega Prishtinë po tregojnë para Prishtinës që jemi kundër keqtrajtimit të pronës publike në dëm të qytetarëve e në favor të kompanive të ndërtimit”, ka shkruar Musmurati në Facebook. 

Mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga kryetari Përparim Rama me vetëm një pikë të rendit të ditës nuk mori epilogun e pritur në përpjekjen e parë të hënën, meqë opozita nuk votoi pro tij. Rama nuk pati as mbështetjen e këshilltarëve të LDK-së, meqë në sallë ishte i pranishëm një numër i vogël i tyre. Këshilltari i PDK-së, Leutrim Retkoceri, madje pati edhe një pyetje për LDK-në. 
“Mos bini pre e pazareve sepse e justifikoni një plan të keq. E kam edhe një kërkesë për kolegët e LDK-së, shefja e grupit të LDK-së tha se e votojmë planin. Ku i ke pjesën tjetër të grupit, me kënd po dëshiron ta votosh këtë plan?”, është shprehur ai.

E kryetari Rama është shprehur këmbëngulës që të mos merrte parasysh propozimin e opozitës për koeficientin në Stacionin e Autobusëve.

“Ideja për koeficientin 7 në Stacionin e Autobusëve është pikërisht që të na e mundësojë që ta kemi parkun e ‘Kalabrisë’ aty dhe për asgjë tjetër, ejani dhe po i harrojmë të tjerat, si unazën e kryeqytetit dhe fshatin olimpik”, ka thënë ai.

E opozita e përbërë nga LVV, PDK dhe Gëzim Mehmeti nga AKR-ja me ngulm kërkonte që parcela e Stacionit të Autobusëve, që është njëkohësisht edhe pronë e Komunës, të largohet nga plani rregullues për lagjen “Kalabria”.

“Propozimi i parë e koeficienti të kthehet ashtu siç ka qenë më herët në 2.4, propozimi i dytë të largohet Stacioni i Autobusëve nga lagjja “Kalabria” dhe të trajtohet më vonë kur të kemi plan konkret, kur të kemi vetëm për stacionin ndaras”, ka thënë Gëzim Sveçla, këshilltar i LVV-së.
Plani rregullues  për lagjen “Kalabria” ishte premtim i kryetarit Përparim Rama që në fillim të mandatit të tij. Edhe para dy vjetëve pati tentime që të votohej, mirëpo nuk kaloi. Javëve të fundit ishin banorët e kësaj lagjeje ata që i kanë bërë presion Komunës, për kalimin e planit për lagjen e tyre. Po këta banorë, që në mëngjesin e së hënës u mblodhën në oborrin e objektit të Komunës. Ata u kujdesën që të vendosnin jashtë objektit të Komunës por edhe brenda sallës së Kuvendit parulla me mbishkrimet si “Votone planin” dhe “Mos na diskriminoni”.

Por në mesin e tyre kishte që kundërshtonin planin. 

“Nuk është kurrfarë plani ai, unë u kam shkruar të gjithëve. Këtu ka hajni, nuk ka plan, me korrupsion”, ka thënë banorja e lagjes “Kalabria” Mevlude Makolli-Tahiri.

Ajo ka sjell shembullin e “shëmtuar” të Lagjes së Spitalit, të cilën e ka quajtur “gropë”.
 

 

Kalon plani rregullues për “Kalabrinë”

Me 24 vota për ka kaluar plani rregullues për lagjen “Kalabria” në Prishtinë në Kuvendin Komunal të kryeqytetit. 

Fillimisht ishin pranuar në këtë plan një sërë amendamentesh të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Pas disa orëve debat plani kaloi me 24 vota për. Në sallë ishin 26 asamblistë. Sallën e lëshuan asamblistët e PDK-së që ishin kundër planit. E asamblistët e LDK-së, shumica nuk ishin në sallë.

Për votuan asamblistët e Vetëvendosjes, AAK-së, AKR-së e NISMA-s. Ata votuan për pasi u negociuan me kryetarin Rama për koeficentin te zona te Stacioni i Autobusëve nga 7 sa kishte propozuar Rama duke e zbritur në 3. 

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka reaguar pas kalimit të planit rregullues për “Kalabrinë”.

“Akshampazari i koeficientave – 15 hektarë të pronës publike te Stacioni i Autobusëve në Kalabri u falën për ndërtim nga Përparim Rama dhe Lëvizja Vetëvendosje!  Deri në këtë orë të vonë, në zyre të Përparim Ramës u negociua koeficienti i ndërtimit për pronën publike. Jo për shërbime publike, jo për qytetarë por për kompani të ndërtimit. Ajo çka ndodhi në Badoc, u përsërit sonte në Kalabri!   Që nga fillimi bëmë të ditur që ky plan kishte probleme të mëdha, dhe më vjen mirë që edhe njëherë asambleistët e PDK – Dega Prishtinë po tregojnë para Prishtinës që jemi kundër keqtrajtimit të pronës publike në dëm të qytetarëve e në favor të kompanive të ndërtimit. Falënderojmë qytetarët që po na shkruajnë mesazhe  dhe po e mbështesin qëndrimin tonë kundër pazareve të tokave të ndërtimit”, ka shkruar Musmurati në Facebook. 

 

Opozita sërish nuk e voton planin rregullues për “Kalabrinë”

Që në mëngjes u mblodhën në oborrin e Komunës, aty ku edhe do të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e planit rregullues për lagjen “Kalabria”.

Seancë u thirr nga kryetari Përparim Rama i cili, siç dukej, nuk e kishte as mbështetjen e grupit të asamblistëve të LDK-së, prej tyre vetëm disa ishin në sallë.

Para fillimit të seancës banorët e “Kalabrisë” u kujdesën që të vendosnin jashtë objektit të Komunës por edhe brenda sallës së Kuvendit parulla me mbishkrimet si “VOTONE PLANIN” dhe “MOS NA DISKRIMINONI”.

Sipas tyre, është e papranueshme ndërtimi i lartë në lagjen e tyre.

“Nuk është kurrfarë plani ai, unë u kam shkruar të gjithëve. Këtu ka hajni, nuk ka plan, me korrupsion. Stop ndërtimit o njerëz, e gjithë lagjja e spitalit është bërë gropë. Nuk po duam të bëhemi si ata”, tha banorja e “Kalabrisë”, Mevlude Makolli-Tahiri.

Mirëpo edhe me gjithë këto thirrje plani për këtë lagje nuk kaloi as gjatë kësaj seance.
Opozita e përbërë nga LVV, PDK dhe Gëzim Mehmeti nga AKR-ja me ngulm kërkuan që parcela e Stacionit të Autobusëve, që është njëkohësisht edhe pronë e Komunës, të largohej nga plani rregullues për lagjen “Kalabria”.

Për opozitën i papranueshëm ishte edhe koeficienti 7 për ndërtim i vendosur nga kryetari Rama dhe drejtori i Urbanizmit. Arbër Sadiki.

“Propozimi i parë koeficienti të kthehet ashtu siç ka qenë më herët në 2.4, propozimi i dytë të largohet stacioni i autobusëve nga lagjja Kalabria dhe të trajtohet më vonë kur të kemi plan konkret kur të kemi vetëm për stacionin ndaras”, tha Gëzim Sveçla këshilltar i  Lëvizjes Vetëvendosje. 
“Mos bini pre e pazareve sepse e justifikoni një plan të keq. E kam edhe një kërkesë për kolegët e LDK-së, shefja e grupit të LDK-së tha e votojmë planin. Ku i ke pjesën tjetër të grupit me kënd po dëshiron ta votosh këtë plan?” – tha këshilltar i PDK-së, Leutrim Retkoceri.

E kryetari Rama  ishte këmbëngulës që të mos merrte parasysh propozimin e opozitës për koeficientin në Stacionin e Autobusëve.

“Ideja për koeficientin 7 në stacionin e autobusëve është pikërisht që të na e mundësojë që ta kemi parkun e Kalabrisë aty dhe për asgjë tjetër, ejani dhe po i harrojmë të tjerat, si unazën e kryeqytetit dhe fshatin olimpik”, tha Rama.

Plani rregullues  për lagjen “Kalabria” ishte premtim i kryetarit Përparim Rama që në fillim të mandatit të tij.

Edhe para dy vjetëve kishte tentime që të votohej, mirëpo nuk kaloi.

Javëve të fundit ishin banorët e kësaj lagjeje ata që i kanë bërë presion Komunës, për kalimin e planit për lagjen e tyre.

Dy javë më parë plani nuk kaloi pasi, sipas opozitës, Rama nuk ua kishte dërguar materialin me kohë në mënyrë që ata ta analizonin.

Kuvendi i Prishtinës diskuton planin për “Kalabrinë”, PDK-ja s’e mbështet

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke e diskutuar planin për lagjen “Kalabria”.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka thënë se disa banorëve duhet t’iu kthehet koeficienti nga 1.5 në 2.4, sepse ata nuk kanë blerë për ndërtim, por jetojnë me dekada aty.

“E para, banorët të cilëve iu është përcaktuar 1.5 koeficienti t’i kthehen në 2.4, janë rreth 20 familje qe si kanë ble për tregti, por janë banorë që banojnë aty me dekada e ndoshta edhe me shekuj. Këto familje ndër vite bëjnë jetë të rëndë për shkak se pushtetet komunale nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta. Vërejtja e dytë ka të bëj me stacionin e autobusëve. Në planin e ri kryetar ju propozoni koeficientin më të madh. Arsyetimet për kompensim për unazën e qytetit nuk qëndrojnë, unaza e madhe duhet të bëhet bashkë me pushtetin qendror”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq shefja e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, ka deklaruar se është e lumtur që plani për këtë lagje është vënë në rend dite të Kuvendit Komunal.

“Kalabria me këtë plan do të ruhet nga betoni, do të krijohen hapësira të gjelbra, për shkolla e çerdhe të reja. Kjo lagje do bëhet lagje moderne e Prishtinës, që lidh Prishtinën me Prishtinën e re, dhe Fushë Kosovën. Të dashur qytetar, jemi në dijeni që një pjesë kanë pakënaqësi me trajtimin e parcelave, por është me rëndësi që ky plan të trajtohet i tillë. Ka pasur vlerësime për koeficientet e tilla, por mendojmë që të njëjtës t’i rritet vlera siç e përcakton ligji”, ka theksuar Rafuna.

Por, kundër këtij plani doli, Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i asamblistëve të kësaj partie, Leotrim Retkoceri, tha se sot është njëra nga seancat më të rëndësishme që do të vendos për fatin e planit rregullues, për lagjen Kalabria.

“Ka pabarazi në ketë plan, e kjo nuk është e drejtë, sepse pritjet kanë qenë të rritet infrastruktura publike. E pamë arsyetimin për t’ia rrit vlerën publike, asnjëherë gjatë fushatës se kemi dëgjuar kryetarin Rama se vlera i rritet pronës publike duke e ndërtuar. Jemi tu fol për vitin 2024 dhe ky plan është i ngjashëm me një që ka ndodh në Prishtinën e re. Kolegë mos bini pre e pazarit, sepse e justifikon një plan te keq”, ka deklaruar Retkoceri.

Ai kishte edhe një mesazh për asamblistët e LDK-së, duke iu thënë atyre se gjysma e grupit nuk janë për ta votuar këtë plan./EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *