POLITIKATË FUNDIT

Vrasja e policit nga një afgan në Gjermani, Latifi: Kjo histori shkon përtej thelbit të poshtërsisë

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka shkruar për vrasjen e një polici në Manheim të premtën nga një 25-vjeçar i lindur në Afganistan.

Sulmi me thikë ndodhi në një ngjarje të organizuar nga një grup kundër “islamit politik”, ku u plagosën disa njerëz. Këtë rast, Latifi e ka marrë si shembull të mosmirënjohjes, pasi që prej vitit 2014 sulmuesi kishte gjetur strehim në Gjermani.

“Kishte ikur nga atdheu i tij i rrënuar prej talebanëve. Për t’i shpëtuar vdekjes së sigurtë qoftë nga dhuna qoftë nga uria. Në Gjermani i kishin dhënë strehim, bukë dhe mundësi për të jetuar duke punuar. Por diçka nuk shkonte mirë me të.Ai e kishte lënë prapa Afganistanin gjeografik, por jo edhe Afganistanin mental. Këtë e kishte sjellur me vete në Gjermani. Dhe një ditë ky Afganistan mental ishte zgjuar brenda tij. Me gjithë tërbimin e mundshëm. Ai kishte rrëmbyer hanxharin dhe ishte sulur mbi njerëzit që paqësisht po protestonin në një shesh. Një polic( ky në foto), që thjesht po kryente detyrën e tij ligjore, humbi jetën nga goditjet fatale gjatë këtij sulmi. Bashkatdhetari i famshëm i këtij polici, Immanuel Kant, ka shkruar njëherë se “mosmirënjohja është thelbi i qenieve të poshtra”, por kjo historia e vrasësit afgan të policit gjerman shkon përtej thelbit të poshtërsisë. Ajo është histori mbi thelbin e egërsisë”, shkroi Latifi në një postim në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *